Mësohet se kush është golashënuesi më i spikatur për vitin 2024
Sulmuesi suedez, Viktor Gyokeres shënoi epokë të artë në vitin 2024 dhe është golashënuesi më i mirë në futbollin botëror. Gyokeres, duke luajtur për Sportingun e Lisbonës dhe Suedinë, ka shënuar gjithsej 62 gola gjithsej, 52 gola për klubin portugez dhe 10 për ekipin kombëtar.
Pas tij është Erling Haaland me 49 gola për Man. Sitin dhe Norvegjinë dhe Hari Kejn, i cili shënoi 46 herë për Bayernin dhe Anglinë vitin e fundit.
Në vendin e katërt dhe të pestë janë futbollistët që luajnë në Azi. Kristiano Ronaldo (Al-Nassr) shënoi 43 gola, dhe Vu Lei (SHanghai Port) shënoi 42 gola.
Ndër dhjetë golashënuesit më të mirë në 2024 janë: Robert Levandovski (Barcelona, 42 gola), Xhonatan Devid (Lille, 40 gola), Rafaelson (Nam Dinh, 40 gola), Ayoub El Kaabi (Olympiakos, 40 gola) dhe Kilian Mbape (Real Madrid, 39 gola).
Vitin e kaluar golashënuesi më i mirë ishte Ronaldo, i cili shënoi 54 gola për Al-Nassr dhe Portugali.