Mësohet se sa do të përfitojë Murinjo, pas shkarkimit nga Roma
Hoze Murino është liruar nga detyra dhe nuk do të jetë më trajner i Romës. Humbja në “San Siro” ndaj Milanit ishte fatale – e ardhur pas eliminimit nga Kupa e Italisë nga Lazio – për një renditje që i sheh “Giallorossi” në vendin e nëntë të renditjes, pesë pikë larg pozicionit të vlefshëm për Ligën e Kampionëve.
Nëse në letër gara për vendin e katërt është ende e mundur, vazhdimi me këtë prirje do të rrezikonte komprometimin e objektivit në një kohë të shkurtër.
Por sa do t’i kushtojë Romës shkarkimi i Mourinhos?
Duke parë të dhënat zyrtare nga pasqyrat e fundit financiare, sektori i trajnerëve ka kushtuar 19.09 milionë euro në sezonin 2021/22, kur sigurisht ka pasur edhe bonuse për fitoren e Ligën e Konferencës, e cila ka ardhur falë suksesit në finalen ndaj Fejnordit.
Në sezonin 2022/23 shifra megjithatë ra pak, duke arritur në 17.97 milionë euro. Bazuar në këto të dhëna, duke qenë se bëhet fjalë për shkarkim dhe jo për dorëheqje, kjo do të thotë se për gjashtë muajt e mbetur të sezonit 2023/24 Roma do të duhet të paguajë rreth 9 milionë euro, sepse Mou vuri klauzole per pushim nga puna prej 5 mln eurosh veç rroges. Më pas kësaj shifre do t’i shtohet edhe paga e trajnerit të ri deri në fund të sezonit, për një kosto totale që sigurisht do të arrijë dyshifrore.