UNT në Shkup nis regjistrimet: Ja sa vende janë në dispozicion këtë vit
Shkup, 24 gusht 2026 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka nisur zyrtarisht sot procesin e aplikimit dhe regjistrimit të studentëve për vitin akademik 2026/2027, për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve.
Me rastin e fillimit të aplikimeve, rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, së bashku me prorektorët Prof. Dr. Fati Iseni dhe Prof. Dr. Sani Demiri, si dhe kryetaren e Komisionit të Regjistrimit në nivel universitar, Prof. Inor. Dr. Arta Xhelili, vizituan hapësirat ku po zhvillohet procesi i aplikimit.

Ata u uruan studentëve të rinj mbarësi dhe suksese në rrugëtimin e tyre akademik.
Për vitin akademik 2026/2027, Universiteti “Nënë Tereza” ofron gjithsej 1,957 vende të lira për studentët e ardhshëm në programet Bachelor dhe Master, të shpërndara në 8 njësi akademike:
- Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
- Fakulteti i Shkencave Informatike
- Fakulteti i Shkencave Teknike
- Fakulteti i Shkencave Teknologjike
- Fakulteti i Shkencave Sociale
- Fakulteti i Shkencave Humane
- Fakulteti Juridik
- Fakulteti Ekonomik
Aplikimi nis online, përmes portalit zyrtar të Universitetit: portal.unt.edu.mk/apply.
Pas përfundimit të aplikimit elektronik, kandidatët duhet të dorëzojnë fizikisht dokumentacionin përkatës, përfshirë vërtetimin e aplikimit online dhe dokumentet origjinale, pranë komisioneve të fakulteteve ku kanë aplikuar.
Konkursi zyrtar:
- Cikli I – Bachelor: shorturl.at/x8yDp
- Cikli II – Master: shorturl.at/ucSpF
Me nisjen e aplikimeve, Universiteti “Nënë Tereza” u bën thirrje të gjithë kandidatëve të interesuar që të informohen me kohë për kushtet e regjistrimit dhe të ndjekin procedurat e përcaktuara për aplikim.
