AA
Në Moranë të Komunës së Studeniçanit, ka nisur një projekt i rëndësishëm infrastrukturor, i cili synon të përmirësojë ndjeshëm jetën e banorëve dhe mbrojtjen e mjedisit. Këtë lajm e ka bërë të ditur zv/kryeministrit të parë dhe ministri i Ekologjisë dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, po realizohet ndërtimi i rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza, me një investim prej mbi 6.7 milionë denarësh.
“Po e sjellim zhvillimin aty ku për vite është harruar,” theksoi Mexhiti, duke nënvizuar se ky projekt nuk është i vetmi, por pjesë e një plani më të gjerë për të transformuar çdo lagje e fshat në vendbanime të denja për jetë.
Projekti pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare dhe në mbrojtjen e resurseve natyrore të zonës.
“Askush nuk duhet të mbetet pas,” deklaroi ministri, duke theksuar se investimet e tilla do të vazhdojnë, veçanërisht në zonat që kanë qenë të lëna pas dore për dekada.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt një zhvillimi të barabartë dhe të qëndrueshëm në të gjitha komunat e vendit.
“Ky aks rrugor, drejt Kumanovës përdoret çdo ditë nga qindra qytetarë, por gropat e shumta po e bëjnë udhëtimin e
“Venko Filipce, shtëpia e të cilit është në Dubai, nuk mund të flasë për patriotizëm dhe interesa shtetërore, sepse në
Fondacioni “ALSAR” gjatë këtyre ditë ka nxjerr nga shtypi botimin më të ri të tyre me titull “Nga hermeneutika te