AA
Mbrëmë në lagjen Serovë të Çairit, u mbajt një tubim madhështor, ku kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga VLEN, z. Izet Mexhiti, u prit me entuziazëm dhe përkrahje të madhe nga banorët e zonës.
“Nga një konak i planifikuar, Serova e ktheu natën në një tubim madhështor. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme-plot jehonë, besim dhe entuziazëm. Qytetarët treguan qartë se Çairi është gati për hapin e madh përpara,” u shpreh z. Mexhiti.
Ai theksoi se programi i tij përfshin projekte konkrete për zhvillim, ndërtim të mirëqenies për çdo familje, dhe rikthim të shpresës për një të nesërme më të mirë për të gjithë qytetarët e Çairit.
“Faleminderit, Serovë, për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ju jeni forca jonë, ju jeni garancia e fitores,” shtoi z. Mexhiti.
VLEN vlerëson se Marrëveshja e Ohrit është arritje e të gjithë shqiptarëve dhe jo pronë e një partie politike. Në
Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se këtë fundjavë që vjen, përkatësisht më 27.06.2026 (e shtunë) dhe 28.06.2026 (e diel), në
Qeveria propozon ndryshime në Ligjin për Sigurinë në Komunikacion, me të cilat kufizohet përdorimi i trotinetëve elektrikë, ulet shpejtësia maksimale