AA
Tubimi në Studeniçan në kuadër të hapjes së shtabit zgjedhor dhe mbështetja masive për kandidatin e VLEN-it, Sedat Bislimi, janë një shenjë e mirë dhe e mbarë, tha zv/kryeministri,njëherësh kandidat i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti, shkruan alfax.mk.
“Komuna e Studeniçanit ka shumë territor dhe shumë probleme dhe nëse nuk e ka përkrahjen e Qytetit, dikastereve e të Qeverisë, nuk mund të bëhen, siç është bërë rruga për në Koliçan të Epërm që e ka vulën e VLEN-it, të kësaj qeverisje një vjeçare”, deklaroi Mexhiti.
Mexhiti shtoi se VLEN-i e ka dëshmuar në një vit qeverisje se meriton t’i udhëheq edhe komunat.
“Unë nuk kam aspak dyshim se Sedati është kandidati më i mirë. Sedati do të ketë mbështetjen edhe të Çairit edhe të Sarajit edhe të Qytetit të Shkupit edhe të ministrave dhe zv/ministrave”, deklaroi Mexhiti.
Ai shtoi se kjo qeveri ka ndarë 1 miliardë euro për problemet infrastrukturore të komunave, duke thënë se VLEN-i nuk ka disktiminuar asnjë komunë pavarësisht se nga cila parti vjen kryetari i cilësdo komunë. /alfax.mk/
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, iu drejtua Samitit Botëror të Laureatëve në Dubai me mesazh për të ardhmen
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, së bashku me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, sot në Dubai
‘’Prej ditës se djeshme, ne Shkup ka nisur zbatimi i projektit “Safe City”, një sistem i ri i mbikëqyrjes që