AA
Kandidati i VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, thotë se ndryshimi në komunat shqiptare është i pakthyeshëm.
“Mbrëmë në Dyqanxhik hapëm edhe një shtab të fuqishëm të VLEN-it, me një mesazh të qartë për qytetarët: Çairi është diamant, dhe diamanti nuk lihet në duart e atyre që duan ta përdorin për interesa personale e klanore.
Ne po ngremë shtabe çdo lagje, çdo komunë, sepse zëri i qytetarëve është i fuqishëm, dhe vullneti për ndryshim është i pakthyeshëm. Çairi ka nevojë për duar të pastra, për njerëz të vendosur që nuk shesin interesin e qytetarëve, për pazare politike.
Dhe, VLEN është garancia që Çairi do të mbrohet, do të shkëlqejë, dhe do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve me dinjitet e transparencë. Ky është zotimi ynë, ky është angazhimi ynë, dhe bashkë me qytetarët, bashkë me Dyqanxhikun, e gjithë Çairin, do ta bëjmë realitet.”, u shpreh ai. (INA)
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në kuadër të seancës së 108-të, miratoi ligjet për shërbimin gjyqësor dhe shërbimin e
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njofton opinionin se në përputhje me udhëzimet e Qeverisë, si dhe me
Sindikata e Kulturës e Republikës së Maqedonisë (SKRM) ka nisur procedurë para Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP). Nga sindikata thonë