AA
Michael Durkee dëshmirar i Mbrojtjes dhe i cili shërbeu si këshilltar politik i komandantëve supremë të forcave aleate të NATO-s në Evropë gjatë periudhës përkatëse vazhdon sot dëshminë në Speciale.
Ish-këshilltari politik i gjeneralit Clark, dje gjatë dëshmisë në Hagë, u pyet për takimin që ka thënë se e ka shoqëruar shefin e tij me Hashim Thaçin. Atij iu shfaq edhe një dokument si provë nga mbrojtja.
Në dokument si pjesë e delegacionit shiheshin emrat e Hashim Thaçit, Ramë Bujës, Jakup Krasniqit, Xhavit Halitit, Azem Sylës, Blerim Shalës, Edita Tahirit, Mehmet Hajrizit, Fehmi Aganit e Gjergj Dedajt.
“Personat që i kam takuar personalisht kanë qenë Thaçi dhe Krasniqi, emrat tjerë janë thjesht të dëgjuar dhe jo të takuar”, tha ai gjatë dëshmisë së tij.
“ Ju thoni se qëllimi i takimit ishte që pjesërisht Clark dëshironte të kuptonte më mirë synimet politike të UÇK-së dhe kapacitetet ushtarake në rast se do të urdhërohej dhe do të kryhej një operacion ushtarak. Pse ishte e rëndësishme të kuptoheshin synimet politike të UÇK-së në këtë kohë?”, pyeti mbrojtja dëshmitarin.
Ai tha se çdo komandant ushtarak që mendon për misionin është e rëndësishme për të ditur cili është mjedisi në terren.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e shtetit, nënpunës
Biznesmeni Jordan Kamçev nuk ka të drejtë të kërkojë 1.5 milionë euro si dëmshpërblim për rastin “Reket”, për të cilin
Telemjekësia do të jetë një nga shtyllat kryesore për përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe adresimin e mungesës së mjekëve në