AA
Tetë raste e kardiokirurgjisë private po hetohen për intervenime të panevojshme tek pacientët. Në vizitë në Klinikën e kardiokirurgjisë, kryeministri Mickoski tha se kushdo që është pasuruar në kurriz të qytetarëve, veçanërisht në kujdesin shëndetësor do të jetë përgjegjës. Këto reagime erdhën pas denoncimit nga vetë doktori Kedev se në klinikat private, të mbuluara nga fondi shëndetësor janë gjetur 8 intervenime të panevojshme, duke anashkaluar shumë raste të tjera që presin radhën për operim.
Ministri i Shëndetësisë Aliu ka ngritur komision të posaçëm për t’i hetuar këto indicie, për të cilat drejtori Dejan Dimitrovski tha se ekzaminimet koronarografike kanë detektuar parregullsitë në ato intervenime.
Nëse komisioni konstaton shkelje, dosjet pritet të dorëzohen në organet e prokurorisë të shtetit për hetim të mëtutjeshëm, nëse eventualisht ka vepra penale.
“Nuk i kam selektuar unë rastet, nuk kam marr pjesë në përzgjedhjen. Për çfarë raste bëhet fjalë? Ato janë raste të pacientëve, të cilëve iu është bërë koronarografi, procedurë diagnostike, para operimit dhe kontroll koronarografike pas kryerjes së operacionit, në të cilat shihet disa parregullsi”, tha Dejan Dimitrovski.
LSDM reagoi ndaj propozimit të VMRO-DPMNE për ndalimin e shtetësisë së dyfishtë për deputetët në përbërjen e ardhshme të parlamentit.
Kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, tha se procedura për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ende nuk ka përfunduar dhe se
Një reagim i ashpër politik është publikuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ku kritikohet figura e Izet Mexhiti dhe veprimtaria