AA
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se zëvendëskryeministri Arben Fetai po përpiqet të mësojë gjuhën maqedonase, ndërkaq theksoi se me zëvendësin e tij komunikojnë në gjuhën angleze, përcjell TV21. Mickoski tha se Fetai ka biografi të begatë ndërsa është i shkolluar në universitete të shquara.
https://www.instagram.com/tv21_macedonia/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a29203f7-380a-43c8-b154-b947e7a441c4
“Unë kam bashkëpunim jashtëzakonisht cilësor me zv/kryetarin e qeverisë në gjuhën angleze. Pse? Sepse ai nga mosha 6 vjeçe ka emigruar nga Maqedonia dhe jeton në Belgjikë dhe i flet rrjedhshëm katër gjuhë. Frëngjisht, holandisht, anglisht, e kështu me radhë, tani mos t’i rendis. Komunikimi ynë zhvillohet në anglisht, ai ka biografi jashtëzakonisht kualitative, është shkolluar në universitete të shquara. E di që nuk e ka qëllimin ashtu siç tentojnë disa qendra për shkak të keqpërdorimit politik ta shpërqendrojnë opinionin. Sepse tenton, mundohet ta mësojë gjuhën maqedonase dhe e di sesa energji shpenzon këtu në 15 muajt e fundit”, tha mes tjerash Mickoski.
Kuvendi me 64 vota “pro”, 15 “kundër” dhe asnjë “abstenim”, miratoi Projektligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë. Ky ligj është
Qeveria prej dy vitesh nuk i pranon në takim për të shpalosur kërkesat e tyre, kështu deklaruan nga Lëvizja Anti-bixhoz.
Zv/ministri i Arsimit, Driton Sulejmani, duke folur për Ligjin për Arsimin e Lartë, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se