Mickoski në mesin e shqiptarëve në Nju Jork – i pranishëm në Galën Shqiptaro-Amerikane, sëbashku me Izet Mexhitin
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka marrë pjesë në Galën e Këshillit për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork.
Në këtë aktivitet, që mbodhi përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe figura publike, i pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.
Gala u zhvillua në kuadër të forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe rolit të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara./Shprehja.com