Mickoski: Rikonstruimi i Qeverisë pritet të formalizohet deri në fund të muajit
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, deklaroi se pret që deri në fund të këtij muaji të formalizohet rikonstruimi i Qeverisë. Sipas tij, më së voni deri më 1 korrik, emrat e rinj të ministrave dhe funksionarëve të propozuar duhet të dorëzohen në Kuvend.
Duke folur për takimin e zhvilluar dje me dy bashkëkryetarët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, Mickoski tha se bisedimet janë zhvilluar në një atmosferë konstruktive dhe pozitive. Ai bëri të ditur se në takim është diskutuar edhe për ndryshime në disa resorë qeveritarë, por pa zbuluar detaje konkrete.
Kryeministri njoftoi gjithashtu se konsultimet për rikonstruimin e Qeverisë do të vazhdojnë edhe sot me partnerin tjetër të koalicionit qeverisës, ZNAM.