Milan Shkrinar rikthehet në Seria A, por te rivalët e Interit
Vetëm dy sezone më parë ishte kapiteni i “zikaltërve” të Interit dhe tashmë është shumë pranë tranferimit te rivalët e tyre të përbetuar.
“Shtatlarti” sllovak, Milan Shkriniar është shumë pranë kalimin te Juventusi, me 29-vjeçarin e prapavijës që shihet si zëvedësuesi perfekt i Bremer të dëmtuar, te “bardhezinjtë”, me brazilianin që ka humbur të gjithë sezonin futbollistik, për shkak të një dëmtimi goxha të rëndë në ligamentin e gjurit të majtë.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave franceze, futbollisti sllovak tashmë ka rënë dakord për transferimin dhe tashmë “Zonja e Vjetër” duhet të arrijnë marrëveshje me “gjigantët” e PSZH-së, të cilët zotërojnë kartonin e mbrojtësit. Nga specialistët e merkatos, Shkriniar, i cili ka zhvilluar vetëm 5 sfida këtë sezon, vlerësohet në 20 milionë euro, shifër kjo e përballueshme nga “rekordmenët” e Apenineve.