“Nëse e doni aq shumë, pse e postoni në gjendje të tillë?”, Vesa Luma reagon pas videove me Parashqevi Simakut
Vesa Luma ka reaguar pas videos së Parashqevi Simakut, ku shihej duke kërkuar ndihmë, në një gjendje jo të mirë.
Ajo thotë se më e trishtueshme si kjo është etja e shumë shqiptarëve për ta parë në atë gjendje, duke përmendur rastin e gruas që e filmoi dhe ia dha një buzëkuq.
Tutje këngëtarja thekson se ‘mbase e doni aq shumë, përse e postoni në një gjendje të tillë”.
Postimi i plotë i Vesës (pa ndërhyrje):
“Po, shume e trishtueshme video e Parashqevi Simakut,por me e trishtueshme etja e shume shqiptareve per ta pare ne ate gjendje..zonja e huaj tu e ndjek neper metro e duke i dhene buzekuq -“vetem kete kam te me falesh” thoshte ajo zonja qe pa pike turpi e regjistronte me kamere pa e pyt e pa e marr aprovimin e saj…dhe me vrull gjithe portalet pas saj. Meqe e dashket aq shume,pse postoni ne gjendje te tille? Ajo mund te jete e varfer,po ju a e ushqyet shpirtin e uritur? Kur do te ngopeni? Jeta e gjithsecilit nga ne eshte drame ne vete – me uljet e ngritjet tona.. Asnje nga ne nuk e dijme se me cka na perplase jeta pas disa vitesh. Ruajeni shpirtin njerez ju lutem”.
VLEN dhe BDI shkëmbejnë akuza për konkursin e
Bashkimi Demokratik për Integrim kundërshton deklaratën e zëvendësministrit të Brendshëm Astrit Iseni, se nuk ka pasur interesim të mjaftueshëm të
Mucunski: Vendi ynë po synon të afrohet edhe
Vendi ynë po synon të afrohet edhe më shumë me Izraelin. E kjo është premtuar nga ministri i Jashtëm Timço
Kitanoviq e quan Mlladiqin “shpëtimtar”, partitë shqiptare kundërshtojnë
Ratko Mlladiq, një emër që shumë njerëz nuk duan as ta dëgjojnë, mbetet temë e diskutimit edhe tri ditë pasi