Milani i gëzohet eliminimit të Gjokoviqit, uron Janik Sinnerin
Tenisti serb, Novak Gjokoviq u eliminua nga “Australian Open”, pasi u mposht 3:1 në sete nga italiani Janik Siner.
Skuadra e AC Milanit e ka shpërndarë në rrjetet sociale momentin kur Siner arriti të kualifikohej në gjysmëfinale.
“Çfarë ndeshje, çfarë krenarie. Urime për Sinerin, një sukses i ri dhe i madh”, shkruhet në postimin e bërë nga klubi “kuqezi”.
Kujtojmë që tenisti italian, Siner është një tifoz i madh i skuadrës nga Serie A. Madje pothuajse gjithmonë është i pranishëm në tribunat e “San Siros”. /Indeksonline/