Milani me mungesa të rëndësishme para sfidës me Klub Brizh në Ligën e Kampionëve
Pas fitorës së vështië ndaj Udinezes në Seria A, skuadra e Milanit përgatitet për sfidën e radhës, ndaj ndaj Klubit Brizh në Ligën e Kampionëve. Pas dy humbjeve në dy takimet e mëparshme “kuqezinjtë” janë të detyruar të ndryshojnë marshin në Europë për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.
Gjithsesi, për skuadrën e trajnerit Fonseka nuk do të jetë e lehtë edhe pse luan në “San Siro”. Dy dëmtime në takimin e fundit mund t’i kushtojnë rëndë sulmuesit Tami Abraham e mbrojtësit Mateo Gabia, që mund të mungojnë këtë mesjavë.
Sulmuesi anglez dëmtoi shpatullën, por ky mund të jetë një problem serioz për Abraham, pasi rezultoi të ishte një mavijosje e rëndë që shkaktoi një ndrydhje të lehtë të saj. Në këtë ndeshje nuk ka asnjë shans që ai të jetë në fushë, ndaj pritet të rikthehet në fundjavë ndaj Bologna.
Një dyshim edhe Matteo Gabbia, i cili nuk luajti kundër Udinezes për shkak të lodhjes dhe një goditjeje të marrë në pulpë, e cila ende shkakton dhimbje. Ka mjaft optimizëm për rikuperimin e tij në kohë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, por trajneri Fonseka nuk dëshiron të rrezikojë dhe pret stafin mjekësor.