Miley Cyrus paditet për hitin “Flowers” pas akuzave se kopjoi këngën e Bruno Mars
AA
Artistja amerikane Miley Cyrus është paditur për shkelje të të drejtave autoriale për hitin e saj të vitit 2023, “Flowers”.
Këngëtarja 31-vjeçare dyshohet të ketë kopjuar hitin e Bruno Mars, “When I was Your Man” që doli në vitin 2013 dhe gjithashtu kryesoi top listat e pop-it.
Megjithatë, padia nuk erdhi nga vetë artisti Bruno Mars, por nga Tempo Music Investments.
Në padi, Tempo Music akuzoi Cyrus për ‘kopjim të qëllimshëm’ për shkak të ngjashmërimeve të mëdha të dy këngëve.
Kompania pretendon se kënga “Flowers” përmban një melodi dhe harmoni të ngjashme si në vargje dhe refren.
Të dyja këngët kanë qenë tejet të suksesshme, dhe secila zurën vendin e parë në Billboard në listën e top-100.
“When I Was Your Man” u nominua për Performancën më të Mirë Solo Pop në Grammy, por Flowers gëzoi sukses edhe më të madh, duke fituar çmimin “Record Of The Year” në Grammy.
Firma investuese po kërkon shpagimin e dëmit nga Cyrus, ndonëse mbetet e paqartë nëse ka ndonjë kërkesë specifike.
Megjithatë flitet se kompania ka kërkuar që ajo dhe labeli i saj të ndalojnë së transmetuari këngën, që mund të nënkuptojë fshirjen e hitit nga versionet e ardhshme digjitale dhe fizike nga albumi i saj Endless Summer Vacation. Kompania gjithashtu po kërkon që ajo të mos e performojë asnjëherë këngën.
Tempo Music siç duket ngriti padinë pasi mori kontroll pjesërisht të këngës.
Në maj të vitit 2021, Bruno Mars u raportua se e kishte shitur një pjesë të katalogut të këngës së tij tek Warner Music Group.
Pak detaje u zbuluan në atë kohë në lidhje me këtë, por Mars (emri i vërtetë: Peter Hernandez) u raportua se kishte ruajtur shumicën e pronësisë së katalogut të tij.
Në fund të vitit 2019, Warner Music Group dhe Providence Equity Partners njoftuan planet për të investuar 650 milionë dollarë në një platformë të re, Tempo Music Investments, sipas Variety.
LSM është kundër idesë së daljes në pension
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) shpreh shqetësim serioz lidhur me diskutimet aktuale në opinionin publik për rritjen e mundshme
LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë
Mashtruan me bileta të fluturimit, Inspektorati i Tregut
Inspektorati i Tregut në kuadër të MINT ka iniciuar procedurë kundërvajtëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër agjencionit turistik “Reisebüro