AA
Ministria e Financave informon se ndryshimet dhe plotësimet e miratuara në Ligjin e TVSH-së nuk do të ndikojnë në mënyrën se si qytetarët marrin dërgesat e tyre nga jashtë vendit, përfshirë ato të porositura përmes platformës TEMU.
“Dërgesat që qytetarët porosisin nga TEMU deri më tani kanë pasur TVSH të përllogaritur në çmimin e produktit. Kjo praktikë vazhdon edhe pas ndryshimeve në ligj – TVSH-ja do të mbetet e përllogaritur në çmimin e produktit, si deri tani. Kjo do të thotë që qytetarët nuk do të paguajnë asgjë shtesë kur marrin dërgesën, as nuk do të kenë detyrim të ri pagese”.
“TVSH-ja që është përllogaritur tashmë në çmimin ndaj shtetit paguhet nga dërguesi ose operatori postar i autorizuar me të cilin platforma ka marrëveshje. Ministria e Financave thekson edhe një herë se ndryshimet ligjore nuk ndryshojnë metodën e pranimit dhe zhdoganimit të dërgesave”, thonë nga Ministria e Financave.
Kuvendi i votoi ndryshimet në Ligjin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, të cilat shfuqizojnë lirimet nga TVSH-ja për dërgesat online me vlerë deri në 22 euro.
Siç thonë nga ministria, qëllimi i këtyre ndryshimeve ligjore është përforcimi i ekonomisë vendase, mbështetja e kompanive lokale dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
“Ме këto ndryshime dhe plotësime të Ligjit të TVSH-së bëhet hap i rëndësishëm në mbrojtjen dhe zhvillimin e ekonomisë vendore, veçanërisht në kushtet e globalizimit intensiv dhe rritjes së tregtisë dixhitale, ndërsa do kontribuojë edhe në uljen e ekonomisë gri. Sistemi i mëparshëm lejonte abuzime të mundshme – importimin e mallrave të liruara nga TVSH-ja që më pas shiten në tregun vendas. Zgjidhjet e reja ligjore e parandalojnë këtë praktikë dhe sigurojnë mjedis tregu të drejtë dhe të kontrolluar”, thonë nga Ministria e Financave.
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, sot priti në takim presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, i cili po
Banka Botërore parashikon rritje të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut prej 2,9 për qind për këtë vit, vlerë që është
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se teksti i Ligjit për Mbrojtje nga Duhani është finalizuar dhe pritet që brenda