Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme me ndriçim shënon “75-vjetorin e NATO-s”
Ndërtesa e Ministrisë së Jashtme është ndriçuar dje dhe sot me ngjyrë të kaltër me rastin e 75-vjetorit të formimit të Aleancës, si dhe mbajtjes së Samitit të NATO-s në Uashington.
“Republika e Maqedonisë së Veriut është një aleat i besueshëm i NATO-s me një kontribut aktiv në forcimin e sigurisë kolektive dhe ruajtjen e stabilitetit transatlantik. Së bashku me aleatët tanë në Aleancë, ne qëndrojmë të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mbrojtur vlerat dhe angazhimet e përbashkëta demokratike për paqen dhe prosperitetin e qëndrueshëm”, shkruan Ministria e Punëve të Jashtme.