Mjaftojnë vetëm 3 minuta, sulmuesi shqiptar i dhuron fitoren Elfsborgut
Arber Zeneli ishte heroi i Elfsborgut në triumfin 0-1 që skuadra suedeze arriti në transfertë ndaj Hallmashtadit. Vetëm 3 minuta i mjaftuan shqiptarit të Kosovës, për të tundur rrjetën, gol ky që mbeti në fuqi deri në fundin e sfidës.
Zeneli shënoi një gol të bukur në minutën e tretë të ndeshjes, duke konfirmuar kështu formën e tij të mirë në futbollin suedez. Ky ishte goli i pestë i Arbër Zenelit me fanellën e Elfsborgut në kampionat. Këtë sezon 29-vjeçari është aktivizuar 19 ndeshjes, si dhe ka dhuruar edhe 4 asiste.
Drömstart för IF Elfsborg! Arbër Zeneli målskytt på Örjans Vall 🟡
📲 Se matchen på Max pic.twitter.com/OCOfjLVV8h
— Sports on Max 🇸🇪 (@sportsonmaxse) September 15, 2024