Mot me diell dhe shumë i nxehtë
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite kryesisht në rajonet malore do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.
Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 12 deri 21, ndërsa ajo maksimale prej 35 deri 41 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë me diell dhe shumë vapë, me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të bjerë në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 40 gradë.
