AA
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në Shkup janë arrestuar dy shtetas të Turqisë, pasi të njëjtit kishin kërkuar 40,000 euro nga një person, duke e kërcënuar se do ta vrisnin.
“Më 29.09.2025, në orën 18:40, në zonën e Qendrës në Shkup, punonjës policie nga Njësia kundër Krimit të Dhunshëm dhe Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB-Shkup, në koordinim me prokurorin publik, i arrestuan E.O. (29) dhe E.A. (22), të dy nga Republika e Turqisë. Ata u kapën duke pranuar 40.000 euro nga H.XH.Ç. (26) nga Republika e Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në Shkup, të cilat më parë ishin përpunuar nga njësitë kriminalistike. Sipas deklaratës, më parë H.XH.Ç. kishte raportuar në stacionin policor se disa ditë më parë, personi B.O. nga Republika e Turqisë, i cili jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe, vazhdimisht e kërcënonte se do ta vriste nëse nuk i jepte para. Para se ta raportonte ngjarjen në polici, E.O. e kishte kontaktuar dhe i kishte thënë se paratë duhet t’ia jepte atij dhe se në vendin e caktuar do të vinte edhe një person tjetër. Të dy janë mbajtur në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Nga LSDM në një kumtesë për media thonë se Hristijan Mickoski sërish i ka rikthyer zgjedhjet në qarkullim. MARKETING Sipas
Ditën e djeshme, në Bashkinë e Pustecit u zhvillua Festivali Folklorik Maqedonas, ku mori pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira lokale të pakta