AA
Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë se po zhvillohet aksion policor në disa lokacione në vend, përcjell TV21. Jozyrtarisht, mësohet se në kuadër të një hetimi lidhur me Drejtorinë për të Ardhura Publike (DAP), është arrestuar një ish-drejtues i një dege të DAP-it.
“Punonjës policie nga SPB-Shtip dhe DPB Koçani, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë kundër Krimit dhe nën udhëzimin e Prokurorisë Publike në Koçan, po ndërmarrin disa aktivitete në disa lokacione nëpër shtet”, thonë nga MPB, duke shtuar se pas përfundimit të aksionit, do të japin informacione më të detajuara.
Sipas informacioneve jozyrtare, aksioni ka të bëjë me zgjerim të hetimeve në lidhje me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe u lënduan mbi 200. Jozyrtarisht mësohet se hetimi përfshin edhe 11 persona, ku disa prej tyre tashmë janë arrestuar. Sipas informacioneve të njëjta, ata dyshohen për shfrytëzim të pozitës zyrtare, marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti dhe falsifikim dokumentesh.
Sot, kryetari i Komunës së Studenicanit, Ejup Abazi, mirëpriti në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoy.
Kryetari i Lëvizjes Demokratike (LD), Izet Mexhiti, së bashku me strukturat partiake, ka vendosur që subjekti politik që ai drejton
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit njoftoi se Gjykata Penale në Shkup i ka caktuar paraburgim 48-orësh Stojançe Jovanovskit, pas tragjedisë