MPB publikoi foto të Ismet Gurit, kërkohet me fletarrest ndërkombëtar
Ministria e Punëve të Brendshme sot në faqen e saj ka publikuar zyrtarisht fletarrest ndërkombëtar për Ismet Gurin.
Bëhet fjalë për ish-zëvendësdrejtorin e DAP-it dhe zyrtar të BDI-së që nuk u gjet në adresën ku ishte regjistruar për zbatimin e masës së arrestit shtëpiak.
Ministria e Brendshme njoftoi gjykatën se ai nuk u gjet në adresën ku ishte regjistruar.
Menjëherë pas këtij njoftimi, gjykata ka lëshuar urdhër për lëshimin e urdhrit qendror. Prej ditës së djeshme për Gurin është lëshuar një urdhër ndërkombëtar.