Muhaxheri: Abdixhiku pati mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjë kryetar i LDK-së
Ai shtoi se Abdixhiku i ka pas “duart e lira”, është punu shumë, tha ai, duke shtuar se “nuk mundet me ia mohu”.
“E kemi mbështet një opsion, në të cilin është mendu që duhet me zgjedhë një djalë të ri, të dijshëm të pashëm, i cili ka me i pri LDK-së në proceset e ardhshme. Vetë kam qenë përkrahësi i kësaj iniciative dhe në një studio kam deklaru që ne e kemi zgjedhë problemin e kryetarit për 20 vitet e ardhshme”, vijoi Muhaxheri.
Ai shtoi se në zgjedhjet e 9 shkurtit LDK mori një rezultat që nuk ka qenë i kënaquar as z.Abdixhiku.
Dega e LDK’së në Pejë që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri, muajin e kaluar, ka kërkuar që Abdixhiku të japë dorëheqje si akt moral për rezultat për rezultatin e kësaj partie na zgjedhjet e 7 qershorit.