“Askush nuk mund të më tregojë kujt çfarë t’i shes”, Trump: Turqia ka një ushtri shumë të fuqishme dhe marrëdhënie të shkëlqyera me mua
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hedhur poshtë publikisht kundërshtimet e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu lidhur me shitjen e avionëve luftarakë F-35 për Turqinë, duke theksuar se vendimet për shitjet ushtarake i merr vetë administrata amerikane.
“Askush nuk më tregon se kujt duhet t’i shesim”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One, një ditë para takimit të tij me Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë.
Trump e cilësoi Turqinë si një “aleate të jashtëzakonshme” dhe vlerësoi marrëdhëniet e tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.
“Ata nuk janë adhurues të mëdhenj të Izraelit dhe as të Bibit (Benjamin Netanyahut), por kanë qenë të shkëlqyer me mua”, deklaroi Trump, duke shtuar se Turqia është një vend shumë i fuqishëm me një ushtri të madhe dhe pajisje ushtarake moderne.
