AA
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka deklaruar se drejtësia klimatike dhe ajo ekologjike janë sfida reale të së tashmes, të cilat tashmë ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve. Ai këtë e theksoi gjatë pjesëmarrjes në Tryezën e rrumbullakët nacionale, të dedikuar konvergjencës mes drejtësisë klimatike dhe ekologjike.
“Drejtësia klimatike dhe ekologjike nuk janë ‘tema të së ardhmes’, por zhvillime të cilat tashmë po e ndryshojnë jetën tonë të përditshme”, tha Murtezani në fjalimin e tij.
Ai theksoi se diskutimet në tryezë janë përqendruar në çështje kyçe që prekin sigurinë dhe të ardhmen e qytetarëve, përfshirë mbrojtjen e grupeve më të cenueshme, zbatimin e Planit Nacional Energjetik dhe Klimatik, krijimin e vendeve të punës të gjelbra, si dhe transparencën institucionale.
“Diskutuam për mbrojtjen e grupeve më të cenueshme, implementimin e Planit nacional energjetik dhe klimatik, vendet e gjelbra të punës, transparencën si bazë të besimit dhe bashkëpunimin rajonal si rrugë e vetme e vërtetë për të hapëruar përpara”, theksoi ministri.
Murtezani shtoi se vendi ka potencial të madh për të ndërtuar politika të qëndrueshme dhe integruese, të cilat e afrojnë drejt standardeve evropiane.
“Besoj se me politika dhe partneritete të vërteta mund të ndërtojmë një vend më të rezistueshëm, më të shëndetshëm dhe më të drejtë, i cili hapëron drejt BE-së me vizion të qartë të gjelbër”, përfundoi ai.
https://www.facebook.com/OrhanMurtezaniAlternAtivA/posts/122187803264369855?ref=embed_post
Propozimi i Ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari është racional, deklaroi akademiku Vllado Kambovski sot për „Sloboden Peçat”, pasi studentët shqiptarë
Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të SHA “Posta e Maqedonisë”, Jani Makraduli, i cili akuzohet për veprën
*Ministri Sulejmani jep lajmin e madh: Tetova bëhet me Bibliotekë universitare- mundësi më shumë për studentët dhe botën akademike!* Qeveria