Myftiu Naim Tërnava bën homazhe te varrezat e familjes Jashari në 18-vjetorin e Pavarësisë
Me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhe anëtarë të Kryesisë së BIK-ut, vizitoi varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Para varrezave të Jasharajve, delegacioni i Bashkësisë Islame të Kosovës, i kryesuar nga Myftiu Tërnava, këndoi nga një Fatiha, duke u lutur që Zoti i Madhëruar t’i mëshirojë dhe t’i pranojë si dëshmorë-shehid.
Vizita u zhvillua në kuadër të aktiviteteve përkujtimore për 18-vjetorin e pavarësisë, duke nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë.