AA
Numërimi i votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë është ndërprerë për shkak të parregullsive dhe nuk pritet të vazhdojë sonte.
Në këtë qendër e pranishme është edhe Prokuroria, e cila ka kërkuar që procesi i numërimi të votave të mos ndërpritet, por komisionarët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe koalicionit parazgjedhor nuk po pranojnë që të vazhdojë numërimi.
Deri më tash në qendrat komunale për numërim në Mitrovicë janë numëruar 25 nga gjithsej 105 vendvotime, raporton KP.
Faton Peci nga Vetëvendosja sipas rezultateve preliminare të KQZ-së ka dalë fitues përballë kandidatit nga PDK-ja, Arianit Tahiri, me epërsi prej 2315 votave.
Bullgaria e ratifikoi Marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8, njoftoi sot zëvendëskryeministri
Një nismë e re parlamentare është ndërmarrë nga deputetët e Aleancës Kombëtare për Integrim – Frontit Europian, të cilët kanë
Përfundoi seanca gjyqësore me prezantimin e dëshmive dhe dhënien e deklaratave të dëshmitarëve të katër shtetasve turq, të cilët janë