AA
Ka vdekur Sefer Idrizi, njëri ndër pacientët më jetëgjatë në botë, nën trajtim hemodialize.
Ish-profesori i gjuhës maqedonase, u nda nga jeta në moshën 61 vjeçare, pas rreth 40 vitesh regjimi hemodialize, si pasojë e humbjes së funksionit të të dyja veshkave, raporton Klan Kosova.
Burri nga Svillarja e Poshtme e Shkupit, gjatë kësaj kohe mbijetoi edhe disa sëmundje malinje, e madje edhe diabetin.
Kësisoj me jetëgjatësinë e tij, u bë simbol i durimit dhe optimizmit edhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Andaj emri i tij u bë referencë suksesi në institucionet mjekësore në Maqedoninë e Veriut.
Për këto 4 dekada, në mungesë të veshkave natyrale, krijoi familje, e së fundi u bë edhe gjysh.
Hemodializa është një terapi zëvendësuese e funksionimit të veshkave të cilës pacienti i nënshtrohet 3 herë në javë.
Me 41 vjet trajtim, britaniku Mahesh Mehta aktualisht është njeriu i gjallë me gjatësinë më të madhe të kohës nën terapinë e hemodializës. /Klankosova.tv
Gjykata Penale ka caktuar masë paraburgimi efektiv për gjashtë persona të dyshuar për botoksin dhe fillerët e falsifikuar që u
Një polic gjyqsori dhe nje korrier gjykate përfundojnë të arrestuar pasi kanë pranuar mito për një punë që i kanë
Një 58-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 13 vjeçe. Sipas njoftimit të