Ndodhet në arrest shtëpiak, Sali Berisha e shfrytëzon ‘kulmin’ e ndërtesës për ecje
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është filmuar duke ecur në ballkonin e tij, pasi tashmë ndaj tij është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.
Berisha ndodhet në arrest shtëpiak pasi është duke u hetuar nën dyshimet për korrupsion.
Atij nuk i lejohet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që banojnë me të.
“Me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën rruga “Mustafa Matohiti”, duke u siguruar mbrojtja e tij me punonjës policie të shtetit si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”, thuhej në kërkesën e SPAK.
https://www.facebook.com/reel/1073669170422223