Në ditëlindjen e 29-të, Dua Lipa merr urim të veçantë nga Veliaj: Gëzuar për yllin tonë
AA
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, feston ditën e sotme (e enjte) ditëlindjen.
E lindur më 22 gusht të vitit 1995 në Londër, ylli i famshëm ka mbushur plot 29 vite jetë.
Artistja me origjinë nga Kosova me këtë rast ka marrë urime të shumta në rrjete sociale nga familjarë e miq.
Një i tillë nuk mungoi as nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili zgjodhi një imazh të përbashkët të realizuar kur Dua ishte në Shqipëri.
“Le ta urojmë të gjithë bashkë yllin tonë: Gëzuar ditëlindjen gocë”, kanë qenë fjalët e Veliajt.
Kur ajo ishte për vizitë para tri vitesh iu dhurua një targë shqiptare nën emrin “DUA 100 Tr’ e shoqëruar bashkë me flamurin kombëtar.
Lipa nga ana tjetër i dhuroi Veliajt albumin e saj “Future Nostalgia” me autograf.
Dua është shumë e lidhur me Shqipërinë e Kosovën, ku edhe e shpreh vazhdimisht se është krenare për origjinën e saj.


Ajdari: Dokumentet sot na vijnë vetëm në gjuhën
Deputetja e BDI-së dhe Frontit Evropian, Rina Ajdari në emisionin “Debat në Shenja”, tha se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi,
Ajdari: VLEN po shkakton regres dhe po rrënon
Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari në emisionin “Debat në Shenja”, deklaroi se pushteti aktual i VLEN-it, ka arritur që të
DPHM: Shi, borë dhe erë e përforcuar deri
Për shkak të depërtimit të një mase të re ajri shumë më të ftohtë nga veriu drejt Evropës jugore dhe