
Në Tabanoc dhe Bogorodicë pritet rreth gjysmë ore për hyrje-dalje nga shteti
Siç njoftojnë nga LAMM, në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth gjysmë ore. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga shteti.
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjaleve të vendosura të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.
Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.