AA
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në VK Tabanoc për hyrje dhe VK Bogorodicë për dalje nga shteti shënohet frekuentim i rritur i automjeteve, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Maqedoni u vendos regjim i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.
Kanë kaluar gjashtë javë dhe ende nuk është publikuar asnjë dokument, raport apo analizë e plotë lidhur me cilësinë e
Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE po vazhdon investimet në sektorin e shëndetësisë, me fokus në përmirësimin e kushteve në institucionet
VLEN ka reaguar pas seancës së parë gjyqësore ndaj ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-funksionarit të BDI-së, Artan Grubi, duke ngritur një sërë