Në zgjedhjet e fundit mbështeti PDK-në, në këto zgjedhje Nasim Haradinaj del hapur në mbështetje të AAK-së
Problemet për PDK-në në prag të zgjedhjeve vazhdojnë të rriten, pasi pas fushatës së zbehtë tash kanë filluar të mos i japin mbështetje figura të rëndësishme e me peshë.
Një nga këto figura që sot hapur ka dalë në përkrahje të AAK-së është Nasim Haradinaj, i cili në zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar ishte mbështetës i zjarrtë i PDK-së, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Haradinaj në zgjedhjet e fundit mbështeste hapur PDK-në dhe disa nga kandidatët e tyre.
Ai ak thënë se ka vendosur ta mbështes Aleancën pasi Aleanca, si subjekt politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka qenë një zë i fuqishëm opozitar. Sipas tij ky subjekt ka qëndruar përballë çdo qeverie me argumente të forta, por njëkohësisht ka treguar konstruktivitet kur ka qenë në pyetje interesi i shtetit tonë.
Kjo lëvizje duket të jetë shumë interesante pasi hiq më larg se dje kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, ka publikuar fotografi me të duke thënë janë bashkë për zgjedhjet e 7 qershorit.