Nëse shpallen fajtor, zbulohet dënimi i pritshëm për Man. Sitin
Evertoni dhe Notingam Foresti thuhet se po përballen me një zbritje pikësh për shkeljet e supozuara të rregulloreve të përfitimit dhe qëndrueshmërisë së Premier Ligës. Por, tani ka dalë një një rezultat i pritshëm në rast se Man. Siti shpallet fajtor për 115 akuzat e supozuara. Evertoni u godit më parë me një zbritje prej 10 pikësh dhe aktualisht është në proces apelimi, megjithëse udhëzimet thonë se ata dhe Forest janë në rrezik të gjobës ose pikëve të ankoruara.
Lajmi ka bërë që shumë të pyesin se si duket situata në lidhje me Man. Sitin, edhe pse çështja është ndryshe dhe kërkon më shumë kohë për t’u proceduar. Pas një hetimi katërvjeçar, Man. Siti dyshohet se ka shkelur rregullat gjatë një periudhe prej nëntë sezonesh midis 2009/10 dhe 2017/18. Klubi akuzohet se nuk ka dhënë informacion të saktë financiar kur bëhet fjalë për të ardhurat e klubit, të ardhurat nga sponsorizimi dhe kostot operative.
Çështja nuk ka gjasa të mbyllet së shpejti dhe do të vendoset nga një komision i pavarur. Për sa i përket dënimeve nëse shpallen fajtorë, është përmendur një rënie e mundshme nga Premier Liga apo edhe përjashtimi nga Liga e Futbollit në përgjithësi, ndërsa disa kanë spekuluar për mundësinë që Sitit t’i hiqen tre titujt e Premier Ligës të fituara në periudhën e sipërpërmendur.
Megjithatë, në shkurt, Kaveh Solhekol i “Sky Sports”, pohoi se shumica e njerëzve presin që Siti do të goditet me një “zbritje të vogël pikësh” nëse ata shpallen fajtorë. Man. Siti ka paguar kompaninë “Lord Panick KC of Blackstone Chambers“ për të mbrojtur në këtë ‘luftë’.
Ai ka përfaqësuar më parë në dy raste, duke përfshirë anulimin e pezullimit dy-vjeçar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), pasi UEFA kishte vendosur se Blutë kishin kryer “shkelje serioze” të rregulloreve të “Fair Playt Financiar” në një periudhë katërvjeçare midis 2012 dhe 2016.