Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Nesër do të shqyrtohen rekomandimet e Komisionit të Venecias për ligjin për prokurorinë dhe ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë
Maqedoni

Nesër do të shqyrtohen rekomandimet e Komisionit të Venecias për ligjin për prokurorinë dhe ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë

October 21, 2025

AA

Nesër do të shqyrtohen rekomandimet e Komisionit të Venecias lidhur me ligjet për Prokurorinë Publike dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë. Këtë e njoftoi kryetarja e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, e cila, megjithatë, për momentin, edhe pse është pjesë e atyre që punuan mbi tekstet ligjore, ka mbetur e përmbajtur për koment lidhur me sugjerimet e dhëna.

“Nesër kemi një takim pune të grupit punues dhe pikërisht rekomandimet e Komisionit të Venecias do t’i shqyrtojmë – si për ligjin për Prokurorinë Publike, ashtu edhe për ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë.Për momentin, ndonjë qëndrim? “Jo, jo, nesër kemi takim dhe mendoj se kryetari i atij grupi punues duhet të prononcohet”, deklaroi Irina Trajkovska Strezoski, drejtoreshë e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë.

Sugjerimi kryesor ishte që përmes ndryshimeve kushtetuese të kufizohet mandati i prokurorit shtetëror, dhe sipas kreut të Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, kjo do të ishte e përshtatshme vetëm nëse prokurori ka kohë të përmbushë detyrat gjatë një mandati.

“Tani, në varësi sa i gjatë është mandati, nëse i jepni një profesionisti një kohë tepër të shkurtër, praktikisht, nuk e di sa i suksesshëm do të jetë. Nëse mandati është i mjaftueshëm që të mund të arrijë diçka, atëherë është në rregull që të mos ketë rizgjedhje”, tha Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Aktualisht, mandati i prokurorit republikan është 6 vjet. Komisioni i Venecias më 14 tetor dërgoi vërejtjet dhe rekomandimet për këto dy ligje, dhe ndër të tjera, sugjeroi që përkohësisht të pezullohet funksioni i prokurorit për atë që do të zgjidhet si anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë. Këto dy ligje janë pjesë e agjendës reformuese dhe duhet të miratohen deri në dhjetor. Për to punoi një grup pune i ekspertëve ligjorë pranë Ministrisë së Drejtësisë, nën drejtimin e profesoreshës Aleksandra Deanoska Trendafilova. /Alsat.mk

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” –

November 28, 2026

Presidentja Shiroka-Pula: Ushtria jonë është e gatshme ta mbrojë çdo

November 27, 2026

Kosovë

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në

November 27, 2026
Botë

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti turk telefonon

November 27, 2026
Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla u dënua

November 26, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5265
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15660
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e

Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV –

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje

Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.