AA
Nesër do të vihet në përdorim edhe një pjesë tjetër e autostradës Kërçovë-Ohër, njoftojnë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, përcjell Struga Ekspres.
Sipas njoftimit, kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Hristijan Mickoski, nesër pranë nyjës afër aeroportit “Shën Apostol Pavle” në Ohër, do të marrë pjesë në vënien në përdorim të një pjese të autostradës Kërçovë-Ohër.
Në mes të gushtit, u vu në funksion nyja “Podmoll” e kësaj autostrade. Kryeministri Mickoski atëherë theksoi se në pjesët e autostradës ku ka rrëshqitje dheu, po punohet në projekte për stabilizimin e tokës, në mënyrë që e gjithë trasa të mund të vihet në përdorim dhe të përfundojë.
Sipas tij, investimi i deritanishëm në autostradën Kërçovë-Ohër është rreth 600 milionë, dhe priten edhe shtrenjtime të reja, shuma e të cilave ende nuk është e përcaktuar. Sipas Mickoskit, paralelisht me punimet aktuale po përgatiten edhe projekte për stabilizimin e tokës në pikat kritike me rrëshqitje dheu, që është kyçe për përfundimin efikas dhe të sigurt të gjithë trasës.
Autoritetet kohët e fundit përsëritën se do të respektohet afati i paralajmëruar për përfundimin e autostradës, që është fundi i vitit 2026.
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi pas takimit me përfaqësues të marketeve ka thënë se kujdesi për qytetarët dhe mbrojtja e
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e marketeve të mëdha. Ai pas takimit
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka reaguar pas rrëzimit të iniciativave në Gjykatën Kushtetuese për sistemin “Safe City”. Ai ka