AA
Nesër do të vihet në përdorim edhe një pjesë tjetër e autostradës Kërçovë-Ohër, njoftojnë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, përcjell Struga Ekspres.
Sipas njoftimit, kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Hristijan Mickoski, nesër pranë nyjës afër aeroportit “Shën Apostol Pavle” në Ohër, do të marrë pjesë në vënien në përdorim të një pjese të autostradës Kërçovë-Ohër.
Në mes të gushtit, u vu në funksion nyja “Podmoll” e kësaj autostrade. Kryeministri Mickoski atëherë theksoi se në pjesët e autostradës ku ka rrëshqitje dheu, po punohet në projekte për stabilizimin e tokës, në mënyrë që e gjithë trasa të mund të vihet në përdorim dhe të përfundojë.
Sipas tij, investimi i deritanishëm në autostradën Kërçovë-Ohër është rreth 600 milionë, dhe priten edhe shtrenjtime të reja, shuma e të cilave ende nuk është e përcaktuar. Sipas Mickoskit, paralelisht me punimet aktuale po përgatiten edhe projekte për stabilizimin e tokës në pikat kritike me rrëshqitje dheu, që është kyçe për përfundimin efikas dhe të sigurt të gjithë trasës.
Autoritetet kohët e fundit përsëritën se do të respektohet afati i paralajmëruar për përfundimin e autostradës, që është fundi i vitit 2026.
Gjykata Themelore në Kumanovë e ka dënuar Trajko Bojkovskin me burgim të përjetshëm për katër vrasje dhe dy tentativa për
MPB ka reaguar pas publikimeve në një pjesë të mediave se më 07.10.2026, në zonën e Shkupit, dy persona ishin
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, gjatë vizitës së tij në Stamboll është takuar me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep