AA
Kryeministri Hristijan Mickoski sot konfirmoi se pensionet do të rriten nga 1 tetori.
Siç theksoi Mickoski pas vizitës në Klinikën universitare të kardiokirurgjisë shtetërore, rritja e radhës do të jetë në pranverë.
“Nga 1 tetori është korrigjimi fillestar i pensioneve, rritja lineare, e pastaj do të ketë edhe në pranverë. Me këtë do të rrumbullaksohet cikli i investimeve dhe do t’i rrisë pensionet në mënyrë lineare në një shumë totale prej 7.000 denarëve për pensionist, që tejkalon këto 5.000 denarët për të cilët folëm gjatë fushatës”, theksoi kryeministri, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Mickoski për vizitë në Klinikë ishte së bashku me ministrin e Shëndetësisë Azir Aliu dhe drejtorin e Fondit shëndetësor, Sasho Klekovski.
Moti në Maqedoni sot do të jetë kryesisht me diell me vranësira të lehta deri në mesatare, ndërsa në orët
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim me Christos Marafatsos, i cili gjatë administratës së parë të
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tetovë, ku një vajzë ka rënë nga kati i katërt