AA
Kryetari i Tetovës, njëherësh njëri nga krerët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka njoftuar për përfundimin e punimeve në lagjen Teqe, e cila tashmë ka rrugë moderne dhe infrastrukturë të re.
Ai tha se në këtë pjesë të qytetit janë realizuar mbi 17.5 milionë denarë investime dhe është ndërtuar gati 1 kilometër infrastrukturë moderne, që i rikthen lagjes sigurinë, funksionalitetin dhe bukurinë.
“Kjo lagje dikur ishte me rrugë të shkatërruara, papastërti dhe probleme të shumta, por sot ka një pamje të re. Tetova nuk kthehet më në të kaluarën e zymtë, por vazhdon përpara, me Kapitullin e Dytë të zhvillimit, për një qytet modern, të pastër dhe dinjitoz. Ta gëzojnë qytetarët”, u shpreh Kasami.
Analisti Flogert Muça ka ngritur dyshime për praninë e një grupi personash nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, në ditën
Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për studentët
Lajm i hidhur për komunitetin e gazetarisë dhe të gjithë ata që e njohën. Është ndarë sot nga jeta gazetarja