Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Nga beteja me kancerin, në hero për kombin e tij
Sport

Nga beteja me kancerin, në hero për kombin e tij

February 12, 2024

AA

Sebastien Haller është pa dyshim heroi kombëtar i Bregut të Fildishtë, triumfues në Kupën e Kombeve të Afrikës (mposhti Nigerinë 2-1 me përmbysje). Sulmuesi i Borusias së Dortmund ka pasur një natë ëndrrash. Të gjitha vetëm pak muaj pasi kaloi makthin më të keq të jetës.

Haller sapo kishte arritur në Gjermani zbuloi diagnozën e pamëshirshme: kancer në testikuj. Sulmuesi u detyrua të ndalej për të luftuar betejën më të rëndësishme të jetës së tij, atë kundër kancerit. Një betejë e vështirë, që e pa atë të operohej dy herë dhe të përballej me katër cikle kimioterapie, përpara se të mund të kthehej në fushë. Pasi u kthye në fushë, Haller përjetoi një tjetër makth, megjithëse vetëm në nivel sportiv, sezonin e kaluar.

Në fakt, gabimi i tij nga penalltia në raundin e fundit të Bundesligës i kushtoi titullin Borusia Dortmundit. Një gabim i bujshëm, duke qenë se penalltia e fundit e humbur nga Haller më parë datonte në vitin 2017. Këtë sezon, Haller ka luajtur vetëm 13 ndeshje për Dortmundin midis Bundesligës dhe Ligws sw Kampionwve, pa shënuar asnjë gol.

Nuk ishte mënyra më e mirë për të përballuar Kupën e Kombeve të Afrikës në shtëpi. Haller nuk u shfaq në formën e tij më të mirë as në Kupën e Kombeve të Afrikës, duke munguar në tri ndeshjet e para të fazës së grupeve për shkak të dëmtimit.

Prandaj, debutimi i tij erdhi vetëm në 1/8 finale, por sulmuesi i Borussias praktikisht nuk u pa deri në gjysmëfinale. Pra, këtu erdhi goli i tij vendimtar kundër Kongos dhe ai shumë i rëndësishëm në finale, kur gjuajtja e tij plot klas i lejoi Bregut të Fildishtë të përmbysë Nigerinë dhe të fitojë një trofe pothuajse të papritur.

Nga ana tjetër, karriera e Hallerit tashmë është plot me rekorde. Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, për shembull, ishte lojtari i parë që shënoi në gjashtë paraqitjet e tij të para në Ligën e Kampionëve, si dhe lojtari më i shpejtë që arriti 10 gola në Ligwn e Kampionwve, në vetëm 6 ndeshje.

Për më tepër, Haller është një nga dy lojtarët që ka shënuar më shumë se 4 gola në debutimin e tij në Ligwn e Kampionwve, së bashku me Marko van Basten.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Naser Ziberi përshëndet propozim-ligjin për provimin e Jurisprudencës, një hap

November 17, 2026
Maqedoni

Shkup e Kumanovë në fokus të aksionit antiterrorist: 5 të

November 17, 2026
Kosovë

Zhabari bëhet me fushë të re sportive, Peci vendos gurthemelin

November 17, 2026
Maqedoni

Komisioni i Venecias zbarkon në Shkup, në tryezë provimi i

November 17, 2026
Maqedoni

A e dini se mbi 15 ish-funksionarë të BDI-së, ish-ministra,

November 17, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5193
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15527
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Naser Ziberi përshëndet propozim-ligjin për provimin e Jurisprudencës,

Propozim-ligji për provimin e jurisprudencës, i cili parasheh që 12 provimet teorike të zhvillohen në gjuhën shqipe, është një hap

Maqedoni

Shkup e Kumanovë në fokus të aksionit antiterrorist:

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), në koordinim me Agjencinë për Siguri Kombëtare (ASK), ka realizuar një aksion të madh

Kosovë

Zhabari bëhet me fushë të re sportive, Peci

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, bashkë me ministrin Gashani kanë vënë sot gurthemelin e fushës së re sportive në Zhabar,

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.