Nga Billie Eilish te Katy Perry, 250 artistë kundër inteligjencës artificiale
AA
Është intensifikuar lëvizja e revoltës kundër inteligjencës artificiale. Pas Hollivudit, është radha e industrisë muzikore të shprehë kolektivisht pakënaqësinë e saj.
Më shumë se 250 artistë nënshkruan këtë të martë një letër të hapur drejtuar kompanive të teknologjisë, zhvilluesve dhe platformave të transmetimit kundër inteligjencës artificiale gjeneruese që përdor punën e tyre pa leje për të trajnuar modele që konkurrojnë me ta.
Ndër nënshkruesit janë Billie Eilish, Nicki Minaj, Elvis Costello, REM, Mumford & Sons, Katy Perry, Norah Jones, Nicki Minaj, Ja Rule, Jason Isbell dhe madje edhe Pearl Jam.
Përfaqësohen pothuajse të gjitha zhanret muzikore. Ata janë të gjithë anëtarë të Artist Rights Alliance, një organizatë që mbron të drejtat e artistëve “në epokën digjitale”. Ata e kuptojnë që Inteligjenca Artificiale, kur përdoret në mënyrë inteligjente, mund të nxisë kreativitetin. Por sipas tyre: Fatkeqësisht, disa nga kompanitë më të mëdha dhe më të fuqishme po përdorin punën tonë për të trajnuar modele të IA pa leje. Këto përpjekje synojnë drejtpërdrejt të zëvendësojnë punën e artistëve njerëzorë me sasi masive të “tingujve” dhe “imazheve” të krijuara nga IA, të cilat në mënyrë thelbësore zvogëlojnë honoraret që u paguhen artistëve. Për shumë muzikantë, artistë dhe kompozitorë kjo do të ishte katastrofike.
Shoferë kujdes! Po qarkullojnë SMS porosi të rrejshme
Sektori për krim kompjuterik pranë Byrosë për Siguri Publike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar për
Gjobat nga “Safe City”, 38 ankesa gjatë muajit
Gjykata Penale njofton se gjatë muajit prill janë regjistruar 38 ankesa në lidhje me gjobat nga sistemi “Safe City”. “Gjykata
Bajrami, gazetarëve: Mos u ndalni asnjëherë, pavarësisht kush
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, zyrtarja e lartë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka falënderuar gazetarët