Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Nga selia në Prishtinë, veteranët e UÇK-së presin aktgjykimin për pengim të drejtësisë
Kosovë

Nga selia në Prishtinë, veteranët e UÇK-së presin aktgjykimin për pengim të drejtësisë

November 17, 2026

AA

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) po e ndjek nga selia e saj në Prishtinë shpalljen e aktgjykimit në Gjykatën Speciale në Hagë. Aktgjykimi ka të bëjë me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe katër të akuzuar të tjerë, në rastin për pengim të drejtësisë.

Përveç Thaçit, vendimi pritet sot edhe për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Hajredin Kuçin dhe Fadil Fazliun. Ky është një proces gjyqësor më vete.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të pesët kanë tentuar në mënyrë të paligjshme të ndikojnë te dëshmitarët e gjyqit për krime lufte ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Thaçi është dënuar tashmë në shkallë të parë me 25 vjet burgim për krime lufte. Tani rrezikon edhe një dënim tjetër, sepse Prokuroria ka kërkuar gjashtë vjet burg për pengim të drejtësisë.

Dënimet e shtatorit

Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë dha vendimin e shkallës së parë në gjyqin kryesor:

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim.
Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim.
Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim.

Të katërt u shpallën fajtorë për krime lufte, përfshirë ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen. Nga akuzat për krime kundër njerëzimit u liruan.

Aktgjykimi që shpallet sot nuk ka lidhje me atë vendim, sepse i përket rastit të veçantë për pengim të drejtësisë.

Previous post
Të fundit
Kosovë

Nga selia në Prishtinë, veteranët e UÇK-së presin aktgjykimin për

November 17, 2026
Maqedoni

Tufegxhiç: Rastin e dhunës në Ohër duhet ta marrë përsipër

November 17, 2026
Maqedoni

Koraboski në paraburgim për 30 ditë, dyshohet për dhunë ndaj

November 17, 2026
Maqedoni

Dënohet me 3 muaj burg me kusht i riu shqiptar

November 17, 2026
Maqedoni

Maqedonia me 78 viktima nga aksidentet rrugore për një milion

November 17, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5190
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15515
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Tufegxhiç: Rastin e dhunës në Ohër duhet ta

Rastin e rrahjes brutale të Sara Gjorgievskës në Ohër duhet ta marrë përsipër prokuroria publike nga zona e apelit të

Maqedoni

Koraboski në paraburgim për 30 ditë, dyshohet për

Gjykata Themelore në Ohër i ka caktuar 30 ditë paraburgim 31-vjeçarit Kristian Koraboski, i dyshuar për sulm fizik ndaj partneres

Maqedoni

Dënohet me 3 muaj burg me kusht i

Thellësisht shqetësuese mbetet trajtimi ligjor dhe penal i simboleve kombëtare nga organet e drejtësisë në vend, njofton agjencia e lajmeve

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.