![Ngjarja në M-NAV, Bekim Neziri përfundon në polici](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/01/bekimii-policia-985x600-850x560.jpg)
Ngjarja në M-NAV, Bekim Neziri përfundon në polici
Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë se për ngjarjet e djeshme në M-NAV, në Stacion të Policisë për bisedë informative po mbahet Bekim Neziri, përcjell TV21. Nga MPB thonë se ky veprim po bëhet me urdhër të Prokurorisë.
“Në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj të punësuarve në M-NAV, në Stacion të Policisë me shkresë të Prokurorisë Themelore Publike, po bëhet bisedë zyrtare me B.N.”, thonë nga MPB.