Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Ngriten dyshime për naftë jo cilësore – hesht kompania Ex-Fix, donatore e Vetëvendosjes
Kosovë

Ngriten dyshime për naftë jo cilësore – hesht kompania Ex-Fix, donatore e Vetëvendosjes

April 22, 2025

AA

Disa qytetarë janë ankuar, të hënën (21 prill) në redaksinë e Gazetës Insajderi, duke pretenduar se janë furnizuar me derivate jo cilësore nga pika e karburanteve “Ex-Fix”, e cila gjendet përgjatë magjistrales Prishtinë–Milloshevë.

Sipas qytetarëve, pas përdorimit të naftës së furnizuar në këtë pikë, automjetet e tyre kanë pësuar prishje.

Në pamjet që ka siguruar redaksia, shihet se në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe Policia, duke ngritur më tej shqetësimet rreth cilësisë së derivateve të shpërndara.

Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një përgjigje nga kompania Ex-Fix, lidhur me këto pretendime, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, kompania nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar.

Një përgjigje për rastin e kemi kërkuar edhe nga Policia e Kosovës, për të kuptuar më shumë rreth rastit, por as këta të fundit deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Kompania Ex-Fix njihet gjithashtu si një nga donatorët e subjektit politik Vetëvendosje.

Sipas të dhënave të deklaruara nga kjo parti në vitin 2020, Ex-Fix figuron si një nga kontribuuesit financiarë, duke ofruar donacionin më të madh në formë mallrash, me një vlerë të deklaruar prej 9,534 euro.

Lexo edhe:

Skandali i Qeverisë Kurti: Kompania e derivateve EX FIS fitoi tenderin e rrugëve

Skandali i Kompanisë Ex Fis – Mashtroi qytetarët me çmime edhe pse në stoqe kishte afër 4 milionë litra derivate

Raportohet se korporata e naftës që financoi VV’në nisi punën në veri, pa u mbyllur tenderi i AKP’së

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin në Prishtinë:

November 21, 2026
Kosovë

Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën

November 21, 2026
Kosovë

“Krejt punët në gjysmë po i leni”: Qytetarët ia mbushin

November 21, 2026
Kosovë

Pas shpalljes i pafajshëm në Hagë, Isni Kilajn e vizitojnë

November 21, 2026
Maqedoni

Çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit në unazën

November 21, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5232
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15582
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin

Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me ministrin e Transportit të Kosovës, Dimal Basha, zhvilloi

Kosovë

Ky është personi që gjet pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Istog, ku një person është gjetur pa shenja jete në

Kosovë

“Krejt punët në gjysmë po i leni”: Qytetarët

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka marrë një varg komentesh kritike nga qytetarët, pas publikimit të një njoftimi për ndërtimin

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.