Nikoleto: Maqedonia, nuk vepron gjithnjë si ekip
Përfaqësuesjka e Maqedonisë në futboll sot vazhdon paraqitjet në Ligën e Kombeve me ndeshjen kundër Letonisë në Riga. Maqedonia në këtë ndeshje hyn si favorit dhe këtë e theksoi kryetrajneri Blagoja Milevski në konferencën për media. Mirëpo, defektet në lojën e Maqedonisë duket se i ka detektuar kolegu i tij, te Letonia, italiani Paolo Nikolato.
“Kemi një ndeshje me një kundërshtar shumë të fortë. Maqedonia është një ekip që mundi Armeninë muajin e kaluar me dhjetë lojtarë. Megjithatë, jemi pozitivë dhe besoj në një paraqitje të mirë ndaj seleksionimit maqedonas. Maqedonia ka individë të fortë. Futbollistët e tyre kanë një përvojë të lartë të lojës në kampionate të fuqishme kombëtare në të gjithë Evropën. Megjithatë, ata nuk veprojnë gjithmonë si ekip”, tha Nikoleto.
Qëllimi i Maqedonisë në këto dy ndeshje është të qëndrojë në pozitën e parë në grup ku ka katër pikë, një më shumë se Letonia dhe Armenia, të fundit janë Ishujt Faroe me një pikë të fituar.