Një 14-vjeçare humbi jetën pasi ra nga luhatësja në një park të Gostivarit
SPB Tetovë njofton se ka humbur jetën një 14-vjeçare nga Kavadari, e cila ka rënë nga luahtësja në parkun e Gostivarit.
Nga atje thonë se trupi është dorëzuar për autopsi.
“Më 09.07.2026 në ora 20:20 në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore Gostivar është raportuar se në spital pa shenja jete është sjellë Sh.N. (14) nga Kavadari, me qëndrim në Gostivar.
Sipas raportimit, e mitura ka rënë nga luhatësja në parkun e Gostivarit, pas së cilës është transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar, ku në ora 20:55 mjekukujdestar ka konstatuar vdekjen.
Është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi është dorëzuar për autopsi”, thonë nga SPB Tetovë.