AA
Një delegacion i lartë i Forcave të Armatosura të Rumanisë, i udhëhequr nga shefi i Shtatëmadhorisë, gjenerali Gjeorgita Vllad, sot qëndron për vizitë zyrtare në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, shefi rumun i Shtatëmadhorisë dhe delegacioni i tij do të priten me nderime të larta ushtarake, pas çka është paraparë edhe takim i dy shefave.
Nga Ministria shtojnë se tema kryesore në takim do të jenë procesi i transformimit të Armatës, pjesëmarrja e Armatës në misionet ndërkombëtare, kapacitetet për stërvitje në poligonin e armatës “Krivollak”, mundësinë për bashkëpunim bilateral në sfera të forcave për operacione speciale, përkrahje e ndërsjellë gjatë plotësimit të qëllimeve të NATO-s dhe përmirësimi i interoperabilitetit, si dhe tema tjera për avancimin e bashkëpunimit ushtarak bilateral mes dy armatave.
Gjatë vizitës, gjenerali Vllad do të realizojë takim edhe me ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.
Studentët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup do të kenë në dispozicion dy linja të reja të autobusëve, 17 dhe
Stamboll-Në margjinat e Samitit Ndërkombëtar të Drejtësisë në Stamboll, Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, u takua me zëvendësministrin e Drejtësisë
Metin Ferrati është vetëm 25 vjeç, por pasioni për teknologjinë e ka shoqëruar që në fëmijëri. Nga Shkupi drejt San