AA
Liverpooli ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit suedez, Alexander Isak, nga Neëcastle United për një shumë rekord prej 130 milionë funtesh, duke e bërë atë blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit britanik.
Për 25-vjeçarin, “Të Kuqtë” do të paguajnë 125 milionë funte, ndërsa vetë lojtari heq dorë nga një bonus prej 5 milionë funte për të realizuar lëvizjen drejt Anfield.
Isak, i cili ka shënuar 62 gola në 109 paraqitje për Neëcastle, u prezantua me kontratë gjashtëvjeçare pas vizitave mjekësore në Kirkby.
“Ndihem mrekullisht… Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre, këtij klubi dhe gjithçkaje që ajo përfaqëson. Pres me padurim të shoh shokët e mi të ekipit dhe tifozët”, u shpreh ai pas prezantimit.
Në një reagim të mëhershëm, suedezi kishte theksuar se “premtimet u thyen” nga Neëcastle dhe se “marrëdhënia nuk mund të vazhdojë”.
“Mendoj se kam shumë për të dhënë. Dua të fitoj gjithçka”, përfundoi sulmuesi.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka ngritur akuza ndaj koalicionit qeverisës VMRO-DPMNE–ZNAM–VLEN, duke pretenduar se zhvillimet e fundit në Radio
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, shënoi sot fillimin e punimeve për projektin kapital të rregullimit të
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj politikave që synojnë uljen e ndikimit